Një përballje dramatike “titanësh” ka ndodhur në ngushticën e Bosforit, pasi një anije luftarake e Marinës së Rusisë lundroi vetëm 25 metra larg flotës së NATO-s, në një “shikim sy më sy” mes armiqve të përbetuar që fatmirësisht kaloi pa ndonjë incident.
Anija ruse e klasës “Alligator” u fotografua duke udhëtuar përmes Bosforit të dielën, teksa drejtimi i saj ishte për në Detin e Zi, teksa për një kohë të gjatë kishte qenë e vendosur në ujërat siriane në mbështetje të Bashar al-Assad.
Duke u kthyer nga misioni i saj i nëntë në 2018 në Siri, LST Orsk 148 kaloi në krah të tre anijeve luftarake të NATO-s, respektivisht FGS Rhein, SPS Turia dhe TCG Erdemli, të cilat i ishin drejtuar Detit Mesdhe.
E ndjekur nga pas nga një anije e Gardës Bregdetare Turke, luftanija ruse kaloi vetëm 25 metër larg flotës së NATO-s, sipas vëzhguesit detar të Bosforit Yörük Işık, i cili shkrepi disa foto gjatë përballjes së hekurt.
“Luftanijet nuk do të lundronin kaq afër nëse nuk kishin qëllime armiqësore. Në det të hapur, edhe në një pjesë të ndryshme të Bosforit, ata kurrë nuk do të vinin kaq afër”, tha Iqik, i cili rregullisht observon anijet e marinës ruse në Bosfor.
Duke pasur parasysh kushtet e pazakonta në Bosfor, duke përfshirë një nivel të lartë të trafikut të anijeve dhe rrymave të forta ujore, Işık beson se përballja në vetëm 25 metra distancë ishte ndoshta një “rastësi”.
Ai tha: “Nuk ishte e qëllimshme, por ata u afruan shumë”.
Teksa anijet u shkëmbyen, Iqik tha se ekuipazhet ruse dhe të NATO-s panë njëra-tjetrën, por pa incidente. “Ata po shihnin njëri-tjetrin, por asgjë tjetër s’ndodhi”, shtoi ai.
Anijet e NATO-s përfshinin një anije rimbushëse të tipit 404 nga Gjermania dhe dy luftarake.
Ndërkohë “LST Orsk 148” është i pajisur kryesisht me armë të lehta siç janë raketat, por përdoret edhe për transportin e tankeve dhe kamionëve të blinduar në Siri, ku Rusia vazhdon të godasë pozicionet e ISIS./a.ç