Një aksident në të cilin u përfshinë 28 makina i mori jetën të paktën 9 personave, ndërsa 9 të tjerë mbetën të plagogur.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës pranë një stacioni të tarifimit të rrugës, në një autostradë në Kinën qendrore.
Autoritetet atje thanë se shkak i këtij aksidenti të rëndë dyshohet se u bë mjegulla e dendur që përfshiu zonën papritur.
Tre persona gjetën vdekjen në vend, ndërsa 6 të tjerët humbën jetën në spital. Të plagosurit mësohet se ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
/b.d