Një ditë pasi një 15-vjeçar plagosi veten aksidentalisht me një pistoletë në Peqin, policia ka arrestuar kushëririn e tij. 16-vjeçari me inicialet E.T., nxënës në Shkollën Profesionale në Elbasan dyshohet se është posedues i armës së zjarrit.
Mësohet se adoleshenti, bashkë me kushëririn tjetër, 17-vjeçarin me inicialet A.B., ishin në banesën e 15-vjeçarit që mbeti i plagosur. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi dje në fshatin Bicaj të Njësisë Administrative Përparim, ku 15-vjeçari me inicialet G.B., u vetëplagos me pistoletë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton. 15-vjecari jetonte i vetëm në shtëpi pasi prindërit i ka aktualisht në Greqi. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë. Aktualisht i mituri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
a.ç