Në ditën e tyre të 17-të të protestës, banorët e Astirit që preken nga ndërtimi i rrugës në Unazën e Re janë takuar me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI kërcënoi kompanitë që kanë fituar projektin për realizimin e Unazes së re
“Projekti në të cilën Edi Rama në unazën e re, do të vjedh paratë e shqiptarëve. Pronat e shqiptarëve, nuk i konsiderojnë. Ja ku është një pallat që i shikoni, nuk s’postohet rruga 10 metra, por zgjerohet këtej nga fukarenjtë dhe hallexhinjtë. Edi Rama duket ta kuptojë shumë, se shqiptarët e toleruan me votën. Po i bëj thirrje, atij një, Afrim Qendros 2 dhe kompanive që duan të ndërtojnë rrugë, të mos guxojnë afrohen këtu. Këta qytetarë nuk kanë për të toleruar, këta që po shkatërrojnë banesat, për të fituar lekë. Ky njeri duhet ti dëmshpërblejë se kanë 27 vite që paguajnë taksat”, tha Monika Kryemadhi për mediat pas takimit me banorët”, deklaroi Kryemadhi
Kryemadhi pati edhe një mesazh për kryeministrin
“I them Edi Ramës se nata jotë më e gjatë do jete tmerri yt. Projekti ka ekzistuar, por jo kaq i gjërë. Mallkimi i fukarait të zë shtatë breza”, deklaroi Kryemadhi
a.ç