Në të gjitha takimet, nga përfaqësuesit e delegacioneve, është vlerësuar puna dhe rezultatet e arritura sëfundmi nga Policia e Shtetit. Operacionet e fundit në Shqipëri, si dhe operacionet e përbashkëta me Interpol, Europol, Cepol, Dea, me policinë Gjermane, Spanjolle, Italiane, Franceze, Britanike etj, tregojnë se Policia e Shtetit është partnere e barabartë me policitë homologe.
Një delegacion i Policisë shqiptare i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar Drejtues Andi Likaj, marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Dubai.
Në fillimin e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, delegacioni i Policisë shqiptare zhvilloi një sërë takimesh, fillimisht me Delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe që përfaqësohej nga Ahmed Nasser Al-Raisi. Më pas një takim të vecantë me Zv/Presidentin e Interpolit Kim Jong Yang dhe më pas me Shefin e Delegacionit të USA me Drejtorin Ëayne H. Salzgaber, me Zv/Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane si dhe me Delegacionin e Argjentinës
Në të gjitha takimet, nga përfaqësuesit e delegacioneve, është vlerësuar puna dhe rezultatet e arritura sëfundmi nga Policia e Shtetit. Operacionet e fundit në Shqipëri, si dhe operacionet e përbashkëta me Interpol, Europol, Cepol, Dea, me policinë Gjermane, Spanjolle, Italiane, Franceze, Britanike etj, tregojnë se Policia e Shtetit është partnere e barabartë me policitë homologe.
Veliu, gjatë takimeve, ka theksuar se bashkëpunimi me partnerët është një nga prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit. Tashmë, Policia e Shtetit ka arritur besueshmëri dhe bashkëpunim mjaft të konsoliduar me partnerët, kjo çertifikuar edhe nga organizmat ndërkombëtare policore, ku Policia e Shtetit u vlerësua me dy çmime të para për dy operacione të rëndësishme ndërkombëtare.
Asambleja e Pergjithshme të Interpolit ështe eventi më i madh botëror në lidhje me bashkëpunimin policor Ndërkombëtar, në këtë asamble e cila është e 87-ta dhe mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, marrin pjesë 173 shtete, të cilët përfaqësohen nga 85 Drejtorë të Përgjithshëm të Policisë dhe 40 ministra. (Shqiptaha.com)