Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se efektivët e batalionit të 3-të të këmbësorisë në Poshnje u nisën nga venddislokimi për në stërvitjen fushore “RrethGreth2018”, ndërsa ka publikuar dhe foto dhe numrin e këmbësorëve të përfshirë në këtë stërvitje.
“Efektivët e batalionit të 3-të të këmbësorisë në Poshnje u nisën nga venddislokimi për në stërvitjen fushore “RrethGreth2018”. 340 trupa do të testojnë për më shumë se një javë aftësitë për kryerjen e operacioneve në kushte fushore dhe ndërveprueshmërinë e forcave që kryejnë operacione në mbështetje të paqes”, shkruan Xhaçka
a.ç