Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në brigjet e Italisë do të sjell mot të paqëndrueshëm ne vendin tonë. Vranësirat do të jenë prezente në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar shira të izoluar.
Në zonat juglindore do të ketë flokë dëbore. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat termike ditore nga -5 deri në 17°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./a.ç