Kosova ka marrë një fitore spektakolare në transfertë duke mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 skuadrën e Maltës. Një fitore plotësisht e merituar për ekipin e Kosvës që përgjatë gjithë 90-minutave e dominoi totalisht takimin përballë kundërshtarit të cilët ishin të pafuqishëm për të përballuar Kosovën
Ekipi i drejtuar nga, Bernard Challandes, me këtë fitore ruan vendin e parë në Grupin me 11 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani në vendin e dytë, me të cilën Kosova do të përballet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përcaktuar fituesin e këtij grupi.
Golat e fitores për këtë takim për Kosvën u shënuan nga ana e Vedat Muriqit, Kullollit, Avdiajt që shënoi një dopietë dhe Milot Rashicës.
Më poshtë të gjithë golat në takimin Maltë-Kosovë.
Goli i parë i shënuar nga Muriqi
Goli i dytë i shënuar nga Kullolli
Goli i tretë i shënuar nga Avdiaj
Goli i katërt i shënuar nga Avdiaj
Goli i pestë i shënuar nga Rashica