Kryeministri Edi Rama ka lënë për pak çaste angazhimet e tij politike, për t’u marrë me pasionin e tij të madh, artin. Kreu i qeverisë ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të çelë një ekspozitë në qytetin Rostok, me punimet e tij personale, si piktura murale dhe skulptura në qeramikë. Por diçka nuk ka shkuar mirë për kryeministrin, pasi një incident ka ndodhur me punimet e tij.
Media gjermane ‘Ost See’ shkruan se gjatë transportimit të punimeve të Ramës nga Shqipëria për në Gjermani, janë dëmtuar pesë skulptura qeramike. “Pesë skulptura qeramike të Ramës nuk e kanë përballuar dot rrugën përgjatë Ballkanit. Ato kanë pësuar krisje, për shkak të materialit të brishtë dhe paketimit aventuresk, që nuk shkonim mirë sëbashku. Por Rama e bën të lehtë situatën. “Nesër vjen kuratori nga Tirana dhe riparon”, ka thënë Rama”, thuhet në artikullin në fjalë.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345678910PreviousNext
Po ashtu në shkrim thuhet se Rama ka shmangur edhe pritjet dhe darkat zyrtare, pasi në Rostok është paraqitur si qytetar i thjesht.
“Rama është qytetar privat në Rostok, aty e ka sjellë me makinë ambasadori i Shqipërisë si shofer”, tregohet më tej në artikull. Po ashtu kjo media nuk ka lënë pa përmendur edhe gjatësinë e kryeministrit shqiptar, si dhe veshjen e tij sportive. Ekspozita të do të hapet sot, për të vijuar deri më 6 janar, ndërkohë që bileta do të jetë 4 euro.
“Një hapësirë mahnitëse” – citon gazeta gjermane kryeministrin Rama ndërsa sheh në cdo cep ambjentin ku do të ekspozohen veprat e tij. Nga dyshemeja në tavan, çdo mur është i mbuluar me veprat e tij artistike.- thuhet me tej në artikull.
ma.me