Zahiretë nuk bëhen vetëm në stinën e verës për të përballuar dimrin. Edhe stina e ftohtë ka produktet e veta që, nëse shfrytëzohen si duhet, na shërbejnë për në verë!
Agrumet janë ato që i japin më shumë vlerë dimrit dhe nga furnizojnë me vitamin C. Sot, kemi zgjedhur që të bëjmë gliko mandarinash (ndoshta nuk e keni dëgjuar ndonjëherë, por është shumë e shijshme).
Nëse deri dje jeni mësuar të bëni gliko vetëm me limonin lëkurë trashë apo portokallin, provoni edhe me mandarinat!
Përbërësit:
Për 1 kg mandarina
200 ml ujë
350 gr sheqer
1 luge gjelle karafil
Përgatitja: Bëjmë gati shurupin duke vendosur sheqerin, karafilat dhe ujin në zjarr të lartë dhe kur fillon të vlojë shtojmë mandarinat. I lëmë derisa mandarinat të jenë zbutur por jo plotësisht. Përpara se t’I kalojmë në vazo qelqi të mbyllura mirë, I lëmë të ftohen.
/b.d