Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari”, ndërsa një makinë tip “Mitsubishi” me targa EL1631B ka përplasur për vdekje këmbësorin me inicialet Sh K., rreth 55 vjeç.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.
Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, shtetasi E.B., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” me targa EL 1631 B, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin, shtetasin Sh K., rreth 55 vjeç, banues në lagjen Vullnetari Elbasan.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
ma.me/javanews.al