Janë të shumtë mjekët që po kthehen në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre në sistemin shëndetësor.
I tillë është edhe rasti i Aida Dragushës që është rikthyer së fundmi në Shqipëri pas një specializimi në Gjermani dhe aktualisht punon pranë Laboratorit të Anatomisë Patologjike në Qendren Spitalore Universitare.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka thënë se do të vijojë mbështetja e mjekëve dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit për qytetarët mbetet prioritet i kësaj ministrie.
a.ç