Presidenti Ilir Meta dekreton nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj, i cili është propozuar nga kryeministri Edi Rama për postin e ministrit të Brendshëm.
Ky vendim i hap rrugë dekretimin të Lleshit si ministër të brendshëm, vendim të cilin Meta nuk e ka marrë akoma, edhe pse afati skadon sonte në 00:00.
Sander Lleshi hoqi dore nga karriera ushtarake per ti hapur rruge emerimin ne krye te MPB.
DEKRET PËR NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE
Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 10955
Tiranë, më 16.11.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META