Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu gjet në makinë një sasi droge.
Sipas mediave italiane, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u kap me 5 kilogram marijuanë.
Ai po udhëtonte nga Treviso në drejtim të kufirit austriak me një automjet tip “Opel Corsa”.
I riu shqiptar u ndalua nga policia pasi shfaqi shenja nervozizmi gjatë një pike kontrolli.
Gjatë kontrollit të shtruar në automjet, policia gjeti brenda një çante 4 qese të paketuara me marijuanë.
Sipas mediave italiane 28 vjeçari shqiptar jetonte ilegalisht në Itali, ndërkohë që policia i ka sekuestruar telefonin me qëllim identifikimin e pjestarëve të tjerë të grupit.
/b.d