Partia Demokratike ka hedhur sërish akuza ndaj prokurorisë për dosjen 339, e cila sipas saj, mos-arrestimi i kreut të bashkisë së Durrësit është mundësi për prishjen e provave.
Përmes një deklarate për mediat, Endri Hasa deklaroi se pushteti dhe bashkëpunimi i Vangjush Dakos me Avdylajt është faktuar edhe nga deklarata e Astritit, i cili deklaroi në sallën e gjyqit se qante hallet tek PS-ja dhe Vangjush Dako.
“Avdyli e pranoi se i zgjidhte hallet me Dakon. Mosarrestimi i Dakos, mundësi për prishjen e provave. Faktet e krimit elektoral të Dakos janë të qarta. Rilindja dhe krimi blenë pushtetin e Rames. Pa ndëshkuar Dakon, nuk do ketë drejtësi. Në dosjen 339 ndodhen qindra faqe me përgjimet, të bandës së Avdylajve. Avdylaj e pranoi se kishte zgjidhur hallet me PS. Kreu i bashkisë ka patur biseda me Avdylajt. Kreu i bashkisë pasi ka blerë votat ka komunikuar me Niçen. Nga përgjimet shqiptarët kanë parë se si banda e Avdylajve i ka kërkuar Dakos të largojnë forcat speciale. Pa arrestimin e Dakos nuk mund të flitet në kthimin e besimit të publikut tek drejtësia”, tha mes tjerash ai.
a.ç