Kryeprokurori i Arabisë Saudite bën thirrje për dënimin me vdekje për pesë persona, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit disident, Jamal Khashoggi.
”Njëmbëdhjetë nga 18 vetë të arrestuar në lidhje me vrasjen e Khashoggi muajin e kaluar u paditën”, sipas një prokurori saudit në një konferencë shtypi në kryeqytetin e vendit.
Zyrtari refuzoi të zbulojë emrat e 11 të pandehurve.
Sipas kryeprokurorit, një ish-nëndrejtor i shërbimit sekret të mbretërisë ishte organizatori i vrasjes së gazetarit.
“Ne po presim një përgjigje nga Turqia për kërkesën tonë për të marrë dëshmi dhe regjistrime të zërit lidhur me rastin”, theksoi ai.
/b.d