Një hetim i fundit në Itali ka hedhur dritë mbi kontrollin që ushtronin familjet mafioze italiane dhe organizata kriminale “’Ndrangheta” mbi bastet online.
Aktiviteti shtrihej në shumë vende jashtë Italisë, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Mediat italiane bëjnë të ditur së në këtë bosët e familjeve më të mëdha mafioze kishin fituar miliarda euro nga ky aktivitet. Ata pastronin para nëpëmjet basteve që më pas investoheshin në sektorë dhe vende të ndryshme. Përkëtë aktivitet kanë përfunduar në pranga 68 persona, të akuzuar për pastrim dhe riciklim parash. Për të rënë në gjurmët e kësaj pasurie të ardhur në mënyrë të jashtëligjshme ka qenë thelbësor bashkëpunimi me “Eurojust” dhe autoritetet gjyqësore të Austrisë, Zvicrës, Britanisë, Holandës, Belgjikës, Kuraçaos, Serbisë, Shqipërisë, Spanjës dhe Maltës.
Edhe pse është hera e parë që Shqipëria përmendet në aktivitetin e paligjshëm të basteve online të mafias Italiane, organizatat kriminale të vendit fqinj janë të njohura për zgjerimin e aktiviteteve të tyre në shtetet e tjera. Një hetim mbi historitë familjare të klaneve të mafias disa muaj më parë, zbuloi për herë të parë lidhjet e thella të mafias siciliane me aktivitetin e basteve dhe mënyrën sesi këto organizata e përdorën Maltën si qendër për të zgjeruar shtrirjen dhe fitimet e tyre.
“Operacioni Beta” i karabinierëve italianë në vitin 2017 çoi në arrestimin e 30 individëve si pjesë e një investigimi të madh kundër aktiviteteve të paligjshme të lojrave të fatit dhe pastrimit të parave, të lidhura me familjen mafioze siciliane Santapaola-Erculano.
Lidhjet datojnë në vitin 1974, kur një sicilian dhe bashkëshortja e tij shkuan në Gozo për muaj mjalti. Atyre u pëlqeu ishulli aq shumë sa u kthyen shpesh. Për vendasit që u qëlloi të bisedonin me të në Pjazza San Frangisk ai njihej thjesht si Toto, por ata nuk e dinin se ai ishte kumbari i famëkeq nga Corleone. Salvatore ‘Toto’ Riina, nuk ishte një sicilian i zakonshëm. Disa vjet pas muajit të mjaltit të tij Maltë, ai zëvendësoi Luciano Leggio dhe u shndërrua në “bosin e bosëve” të Cosa Nostrës. Riina, terrorizoi Sicilinë dhe e bëri shtetin italian të dridhej, por në Maltë pritej me nderime të jashtëzakonshme.
Ai u ngjit në pushtet dhe bashkë me të u ngrit edhe brezi ri i udhëheqësve të Cosa Nostras. Klani Corleonesi nën udhëheqjen e Toto Riinaarriti kulmin e kontrollit mbi Sicilinë dhe më gjerë. Në të njëjtën epokë, njëshef tjetër po rritej nëpër radhët e mafias siciliane. Në Catania, një i ri icili ishte po aq ambicioz sa Riina po merrte kontrollin. Benedetto Santapaola,i njohur ndryshe si Nitto u prezantua nga kushëriri i tij Francesco Ferrera në familjen më të madhe mafioze të Catanias. Nuk ishte surprizë që Vincenzo Romeo, nipi i Benedetto Santapaola u konsiderua si një udhëheqës modern në zonë. Bosii arsimuar dhe ambicioz e kuptoi se lojërat e fatit dhe bastet online ishin majft fitimprurëse. Në prill të vitit 2015, Romeo u nis drejt Maltës me 38,000euro në xhep për të filluar një biznes të ri në këtë sektor.
Për shkak të së shkuarës kriminale të familjes së tij, aikurrë nuk mund të merrte licencat e nevojshme nga autoritetet italiane. Operacioni “Beta” zbuloi se Romeo, i cili drejtonte një zinxhir lokale basteshnë Sicili, ishte lidhur me Massimo ‘Nunzio’ Lagana, një mafioz i njohur nëMessina. Njohuritë e Laganas në lojërat e fatit e ndihmuan që të rekrutonte njësërë njerëzish në Maltë për të krijuar një kazino online që do të plotësonte tëgjitha nevojat e Romeos. Pasi Romeo aprovoi softuerin, ai u instalua në makinate lojërave të fatit në lokalet e tij të basteve edhe në Sicili. Hetuesit italianë thanë se lokalet i lejonin klientët të vendosnin baste në llogari tëzakonshme të mbajtura nga pronarët e bareve dhe jo në llogaritë e tyrepersonale, duke e lejuar kështu Romeon të pastronte paratë. Burimet brendaindustrisë ilegale të lojërave të fatit thanë se klanet mafioze dërgonin burrate tyre në dyqanet e basteve për të mbledhur pjesën e tyre. Pjesa më e madhe eparave u pastrua nëpërmjet bankave italiane ndërsa një pjesë dërgoheshin tek ndërmjetësit në Maltë.
Vëmendja ndërkombëtare mbi pazaret e mafias në Maltë erdhi pas vrasjes së e njё gazetareje investigative. Mё 16 tetor 2017 shteti mesadhetar humbi pafajёsinё e tij nё sytё e opinionit ndёrkombёtar. Gazetarja 53 vjeҁare Daphne Caruana Galizia u vra gjatë shpërthimit të një bombe në makinë. Ajo kishte marё disa herё kёrcёnime me vdekje ndërkohë që kishte investiguar implikimet e mundshme tё familjes sё kryeministrit Joseph Muscat nё biznese jo transparente financiare.
Mënyra se si mafia italiane “shtiu në dorë” Maltën dhehapja e basteve që lulëzuan për vite me rradhë hedh dritë mbi vigjilencën qëduhet të tregojë edhe shtetit shqiptar.