Donald Lu, ish-ambasador i SHBA në Shqipëri ka treguar gjithmonë se është një diplomat mjaft popullor dhe di të përshtatet mjaft mirë me traditën dhe kulturën e vendit ku shërben.
Një gjë të tillë, Lu e ka bërë edhe në Kirgistan vendi ku aktualisht shërben si ambasador i SHBA-ve. Në këtë foto Donald Lu duket teksa merr ‘leksione’ nga presidenti i Kirgistanit, Sooronbay Jeenbekov, për qumështin dhe vlerat e tij ushqimore.
Pas rreth katër vitesh qëndrimi, Donald Lu u largua nga Shqipëria në shtator të këtij viti për të marrë detyrën e ambasadorit të SHBA në Kirgistan.
a.ç