Në një kohë kur sot 24 anëtarët e grupit të Shijakut dhe të Lezhës, duke përfshirë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko kërkuan sot lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, vendimi për shqyrtimin e masës së sigurisë është shtyrë për një tjetër ditë. Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e masës për në datën 15 nëntor, seancë që do të nisë në orën 13:00.
Në seancë ishin të pranishëm vetëm 16 prej tyre, ndërsa 8 të tjerë duke perfshirë edhe dy ish deputetët nuk morën pjesë, por përfaqësoheshin nga avokatët e tyre. Në seancën e zhvilluar më 24 tetor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë dhe tek Krimet e Rënda në Tiranë nga 34 të arrestuarit si pjesë e operacionit ‘Volvo 4’, në burg u lanë 24 prej tyre. Ndoka dhe Cuko patën kërkuar veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.
Arben Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish deputeti dhe ish -drejtori i Burgjeve Arben Çuko si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut.
Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.
EMRAT QE U LANE NE BURG
1.Hajri Seferi
2.Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)
3.Shkelqim Avdyli
4.Astrit Avdyli ( alias Sulejmani)
5.Saimir Gjepali
6.Altin Avdyli
7.Jasin Avdyli
8.Fatos Llaftiu
9.Denis Llaftiu
10.Esat Mehmeti
11.Saimir Sulejmani
12.Elis Guri
13.Ilirjan Prifti
14.Petro Kuci ( alias Abedin Kuci )
15.Ardit Gjyriqi
16.Elton Shehaj
17. Armand Spiro
18.Arben Cuko
19.Zef Lazri
20.Artur Balla
21.Arben Ndoka
22.Gjevi Ndoka ( alias Xhevair)
23.Bledi Ndokaj
24.Paulin Simoni
25.Zef Lazri
NE “ARREST SHTEPIE”
1.Bledar Koci (arrest shtëpie)
2.Lule Zeneli (arrest shtëpie)
3.Luigj Paloka (arrest shtëpie)
4.Kol Lleshi (arrest shtëpie)
5.Vlash Gazulli (arrest shtëpie)
6.Zef Ndoka (arrest shtëpie)
7.Vasil Nika (arrest shtëpie)
8.Genc Zeneli (arrest shtëpie)
DETYRIM PARAQITJE
1.Mimoza Ndoka (detyrim paraqitje)
2.Marjeta Perskura (detyrim paraqitje)
ma.me