PD ka vijuar sërish akuzat ndaj kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjus Dako. Përmes një deklarate për mediat, deputeti i PD Klevis Balliu kërkoi arrestimin e Dakos, pasi sipas tij është simbol i pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.
Deputeti u shpreh se Dako bleu votat me bandat në shkëmbim të favoreve e pasurisë dhe se duhet të paguajë me burg krimin elektoral.
“Edi Rama po e mbron me metoda mafioze, duke mbajtur të kyçur në sirtarët e Prokurorisë dosjen e pushtetit të tij ilegjitim, por as vetë Rama nuk guxon ta mbrojë në publik bashkëpunimin e Vangjush Dakos me kriminelët. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.”-tha Balliu
a.ç