Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën e ministrit të Brendshëm të komanduar, Sandër Lleshi, drejtuar presidentit Ilir Meta. Kreu i qeverisë e ka publikuar shkresën në rrjetet sociale.
“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i’a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, shkruan Rama.
Në letrën drejtuar Metës, Lleshi saktëson se ai nuk mban statusin e ushtarakut prej vitit 2013, kur u lirua nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Ushtrisë.
” Zoti President
Në gjithë këto vite të karrierës time si ushtarak kam shërbyer me dinjitet dhe devotshmëri në zbatimin e detyrimeve ligjore, morale si ushtarak dhe qytetar i Republikës së Shqipërisë.
Në funksionin tim politik, në fillim si këshilltar i kryeministrit dhe tashmë si zv/ ministër, gjithashtu kam zbatuar me përpikmëri detyrimet ligjore, etike, të funksionarit shtetëror dhe detyrimet e mia si qytetar i Republikës së Shqipërisë.
Me devotshmëri dhe përgjegjësi ligjore e qytetare pranova propozimin e kryeministrit për të mbajtur detyrën e ministrit të brendshëm me të gjitha vështirësitë dhe angazhimin profesional që mbart ky funksion, sidomos në këtë moment historik.
Me pranimin e këtij propozimi, i cili lidhet në mënyrë të pandashme me mos ushtrimin e funksionit të ushtarakut, unë kam vendosur edhe heqjen dorë nga karriera ime ushtarake, pavarësisht nga mundësia që vendimi i Gjykatës më ka dhënë. Konsideroj se zgjidhja e ngërçit kushtetues dhe emërimi me sukses i ministrit të Brendshëm, pavarësisht emrit të përveçëm të ministrit, është një interes madhor publik që prevalon mbi interesat e mia individuale.”, shkruan Lleshi
Zv/ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, kërkon nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, t’i heqë atij gradën e gjeneralit, si zgjidhje për t’i hapur rrugë dekretimit si ministër i Brendshëm. Kërkesa i është adresuar Kreut të Shtetit, në përgjigjen që kryeministri Rama i drejtoi Presidentit.
Titullin gjeneral e ke fituar me djerse.S,ka arsye ta heqesh.Meta ka pak te tille ne Shqiperi.Ju i beni nder Atdheut ne kete titull te nderuar.Meta ka titullin e kriminelit,te hajdutit,genjeshtarit e njeriut pa shpirt.