Kreu i Demokracisë së Re, Kiriakos Micotakis deklaroi sërish se Marrëveshja e Prespës është dëmtuese për Greqinë dhe se nuk do të miratohet nga ai e deputetët e partisë kur të paraqitet në parlament. Micotakis, duke folur për gazetën “Politika” të Beogradit thotë së kombinimi i emrit Maqedonia e Veriut dhe gjuha e kombësia maqedonase, janë shumë problematike, jo vetëm për Greqinë, por edhe për vende të tjera të rajonit. Sipas tij, marrëveshja nuk adreson çështjen e irredentizmit.
“Në një rajon të ndjeshëm si Ballkani, të gjitha çështjet e irredentizmit duhet të mbyllen”, thotë ai.
ma.me