Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi në Paris presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Përmes një postimi në Twitter, Thaçi tha se takimi me Putinin u përqendrua në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të obligueshme.
“Për këtë çështje, Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, tha Thaçi në Twitter.
Në Paris, Thaçi dhe Putin, ashtu si dhe dhjetëra liderë botërorë, morën pjesë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore./a.ç
In #Paris, I met President @PutinRF_Eng, focusing on dialogue for the normalization of relations btwn Kosovo & Serbia for comprehensive, binding agreement. On this topic, President Putin was clear: “If you (#Kosovo & #Serbia) achieve a peaceful agreement, Russia will support it”. pic.twitter.com/TAXILAXutD
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) November 12, 2018