DËSHMIA
“E vrava se u grindëm”, është shprehur autori. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin, me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes, fuoristradë “Benz ML”. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip “Çifte”, e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse.
BANORËT
“Në fillim biseda dukej normale, por më pas pati tone të larta mes tyre. Nisën të debatonin për politikë, njëri për PD-në e tjetri për PS-në dhe më pas gjithçka degjeneroi në fyerje. Admiri doli jashtë dhe pas pak u kthye me armën në dorë që e kishte pasur në makinë. Ai qëlloi drejt Fatmir Hodos duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas u largua me shpejtësi me mjetin e tij”, u shprehën dëshmitarë në vend. /ma.me