Edhe yjet e Hollywood-it janë viktima të shkatërrimit të madh nga zjarret që kanë përfshinë Californinë, i cilësuar si më i rëndi në historinë e Shtetit, ku deri tani 31 persona kanë vdekur dhe 228 rezultojnë të zhdukur, 7000 shtëpi të shkatërruara dhe 300 mijë të mbetur pa shtëpi.
Edhe vila e mrekullueshme e Gerard Butler ka mbetur plotësisht e djegur nga zjarret, ashtu siç tregon vetë aktori britanik i “300” dhe ‘geostorm’, i cili thotë se kishte një rezidencë në Malibu, një nga lokalitetet më të dëmtuara nga zjarret.
Shtëpia është plotësisht e shkatërruar, siç duket nga një video prekëse e publikuar prej tij.
Butler është kthyer më në fund në shtëpi pas evakuimeve, por e ka gjetur plotësisht të shkatërruar: “Është një moment i rëndë në të gjithë Californinë. Si gjithmonë ndjehem i motivuar nga kurajo dhe shpirti i sakrificës së zjarrfikësve. Faleminderit’. Divi ndër të tjera ka ftuar fansat e tij të mbështesin departamentin e forcave zjarrfikëse të Los Angeles që vazhdon të luftojë kundër shkatërrimeve nga zjarret në Californiana, një zonë mes Los Angeles dhe Sacramento. Një qytet i tërë, si për ironinë e fatit i pagëzuar me emrin Paradise, është shuar plotësisht nga flakët. /ma.me