Hillary Clinton do të garojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Për këtë janë të bindur dy njerëz të afërt të familjes Clinton. Mark Penn, këshilltar i vjetër i familjes Clinton dhe Andrew Stein, president i Këshillit Bashkiak, kanë folur për Wall Street Journal. Sipas tyre, ish-Zonja e Parë ka mbështetjen e 75% të demokratëve dhe një detyrë ende të papërmbushur: të bëhet gruaja e parë presidente.
ma.me