Policia e Tiranës ka vijuar edhe mbrëmë kontrollet në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë kontrolleve efektivët kanë kapur një 33-vjeçar që lëvizte me shpjetësi gati fluturuese me 261 km/h. Ndalimi i tij është bërë në autostradën Tiranë-Durrës.
“261 km/h, kjo eshte papergjegjshmeri ndaj jetes, ndaj vetes dhe ndaj perdoruesve te tjere te rruges.
Shpejtesi e pa imagjinueshme, avion ne rrugen interurbane Tirane-Durres
Ne rrugen interurbane Tirane-Durres, me Policine Rrugore te Tiranes. Me radar per te parandaluar aksidentet rrugore qe shkaktohen si pasoje e shpejtesise tej normave te lejuara.
33 vjeçari nga Tirana me Range Rover me 261 km/h’, njofton policia./a.ç