Emmanuel Macron ka postuar një foto me kancelaren Merkel, teksa shkruan “Unis”, që do të thotë: Të bashkuar.
Aktualisht rreth 70 liderë nga e gjithë bota janë mbledhur në Paris për të përkujtuar
fundin e Luftës së Parë Botërore dhe nënshkrimin e armëpushimit 100 vite më parë.
Ky është një mesazh për gjithë Europën, e cila ndodhet në një moment të vështirë mes
rritjes së forcave populiste brenda saj dhe politikat e presidentit amerikan Trump.
Pak ditë më parë, Emmanuel Macron propozoi krijimin e një ushtrie europiane, pasi arsyetonte se Bashkimi Europian nuk mund të mbështetet më te Shtetet e Bashkuara të
Amerikës.
Kjo nxiti reagimin e Trump që e quajti një propozim shumë fyes.
Emmanuel Macron dhe Angela Merket do të takohen më 18 nëntor në Berlin, ku do të
ketë edhe një qëndrim më të qartë lidhur me strategjinë e përbashkët për Bashkimin
Europian.