Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës.
Mësohet se një e moshuar ka gjetur vdekjen gjatë ditës së djeshme, pasi ka rënë aksidentalisht nga banesa ku jetonte.
Sipas burimeve policore, mësohet se e moshuara ka rënë nga kati i katërt i banesës.
Mësohet se e moshuara me inicialet Sh.K., ishte 90-vjeçe.
Nga veprimet e kryera rezultoi se 90-vjeçarja, vuante nga diabeti dhe skleroza.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.
/b.d