Nga India vijnë gjithmonë histori të çuditshme, e tillë është edhe kjo e fundit. Një 95-vjeçar ka tronditur anëtarët e familjes së tij duke u zgjuar në momentet e fundit para se të varrosej, ndërsa mjekët e kishin shpallur të vdekur, ndërsa ai këmbëngul se mori vetëm një sy gjumë.
Ngjarja tejet e çuditshme ndodhi në qytetin Khetri Nagar të shtetit indian Rajasthan. Mediat lokale raportojnë se 95-vjeçari ishte sëmurë dhe familja e tij kishte thirrur një doktor, i cili i kishte dhënë lajmin e hidhur se Budh Ram kishte ndërruar jetë. Ai u shpall i vdekur dhe familjarët thërritën edhe një prift për të kryer ritet e fundit për të moshuarin.
Dajali i madh, një 65-vjeçar, ka treguar se familja ishte duke larë trupin e 95-vjeçarit, sipas riteve, por ai nisi të dridhej nga uji i ftohtë dhe familjarët e zhvendosën trupin në shtrat, ku nisi edhe të merrte frymë. 95-vjeçari u tha më pas të afërmve të tij se kishte ndjerë një dhimbje në gjoks dhe kishte vendosur të merrte një sy gjumë. Biri Balu Ram e përshkroi ringjalljen e babait të tij si “një mrekulli”.