Lisa Appleton ka përfunduar e shpërfytyruar si pasojë e një operacioni. Ish-banorja e Big Brother në Britani, e cila është një emër mjaft i njohur në shoëbiz ka rrëfyer se dëshironte të bënte një modifikim në mjekër por diçka shkoi keq.Në Britani refuzuan ta bënin këtë ndërhyrje pasi kishin kaluar vetëm 18 muaj që ajo i ishte nënshtruar një operacioni për tërheqjen e fytyrës. Kështu Lisa e bëri në Turqi, shkruan “The Sun”.
“Ndihem sikur jam goditur nga një buldozer. Jam jashtëzakonisht e fryrë dhe e lënduar. Mendoj se plagët e mia janë të infektuara për shkak të kërkesës sime për tu dukur e re. Është provë e rrezikshme, do doja të mos e kisha bërë,”- tha Appleton. /ma.me
Lisa Appleton pas operacionit