Italia nuk do të ndryshojë aspektet thelbësore të projektbuxhetit të saj pavarësisht ultimatumit të Komisionit Europian për ta bërë këtë, tha ministri italian i Financave, Giovanni Tria.
“Italia kërkon të vazhdojë një dialog konstruktiv me Brukselin por sigurisht që kolonat thelbësore dhe karakteristikat e buxhetit tonë do të konfirmohen”, tha Tria.
Italia planifikon të rrisë deficitin, duke shkelur rregullat e disiplinës buxhetore të eurozonës, por Komisioni i BE-së i ka kërkuar Romës të tërhiqet dhe të ndryshojë projektbuxhetin deri më 13 nëntor.
Mario Centeno, presidenti i panelit të ministrave të Financave në eurozonë, tha pas një takimi me Trian se vendet e tjera të eurozonës ndajnë të njëjtat kritika të Komisionit për Italinë.
/b.d