Presidenti Ilir Meta shprehet se në takimin me Knut Fleckenstein u fol për integrimin e Shqipërisë në BE.
Përmes Facebook, kreu i shtetit shkruan se:
“Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian”.
Gjatë vizitës në Tiranë, Knut Fleckenstein u shpreh se figura e Sandër Lleshit është e pastër dhe se në krye të MPB duhet një ministër.
Mosdekretimi i këtij të fundit nga Meta dyshohet se e çoi eurodeputetin sot në Presidencë.
/b.d