Një burrë i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në një pemë pranë shtëpisë së tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trebel, në Skrapar, ndërsa bëhet fjalë për 62-vjeçarin me iniciale K.A.
Materialet janë referuar në Prokurorinë e Beratit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë Skrapar:
Më datë 06. 11. 2018, në fshatin Trebel, është gjetur i vetëvarur në një pemë, shtetasi K. A., vjeç 62, banues në fshatin Trebel. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Berat, për vlerësim.
a.ç