Personi që shihni në foto është 33-vjeçari Genci Caci nga Vlora, i cili ndërroi jetë sot pas atentatit të mbrëmshëm në Durrës, ku u vra dhe shoku i tij Edison Harizaj. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e plazhit në Durrës, në vendin e njohur si ‘Rruga e Çamëve’.
‘BalkanWeb’ ka publikuar foton e Genci Cacit. I riu ndërroi jetë në spitalin e Traumës ku ndodhej prej mbrëmjes së kaluar. Automjeti tip ‘Audi’ në të cilën udhëtonin Edison Harizaj dhe Genci Caci u qëllua me breshëri kallashnikovi. Siç u bë e ditur edhe më herët, Harizaj ishte edhe shënjestra e sulmit.
Kujtojmë se 39-vjeçari Edison Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Mësohet se ai ka qenë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje, dënim që e kishte përfunduar në vitin 2010. Harizaj dyshohet për një seri krimesh, përfshi këtu edhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
a.ç