Ndërkohë që specialistët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit po merren me procedurat e prokurimit për lotin II dhe III të projektit të Rikonstruksionit të Rrugës së Lumit të Vlorës, në këtë segment kaq jetik për të gjithë qarkun, puna ecën me ritme të jashtëzakonshme. Të premten e kësaj jave përfundon hedhja e shtresës së parë të asfaltit në lotin I të rrugës, atë që ka nisur në Bypass-in e Vlorës e vazhdon në Peshkëpi për të përfunduar në Gjorm. Në këtë pjesë të parë të këtaj rruge punimet kanë nisur në fund të marsit të këtij viti dhe aktualiasht janë realizuar 85 përqind të punimeve, ndërkohë që shiriti i përfundimit parashikohet të pritet vetëm pak muaj më pas, në shkurt të 2019.
Rikonstruksioni i kësaj rruge, cili përfshin edhe rindërtimin nga e para të shumë pjesëve të një segmenti që më shumë se rrugë ka qenë gjurmë e vjetër e asaj që ka ekzistuar dikur, parashikohet të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për gjithë Qarkun e Vlorës, për banorët, por edhe për zhvillimin e turizmit. Qëllimi i këtij invesimi madhor (i financuar nga Fondi Kuvajtjan, Fondi Saudit për Zhvillim dhe Qeveria Shqiptare) është realizimi i një lidhje përfundimtare dhe jo thjesht mes fshatrave të Vlorës, por edhe mes Vlorës dhe Himarës duke i krijuar mundësi edhe banorëve të Tepelenës apo edhe turistëve që vijnë nga ana tjetër e Shqipërisë, nga Gjirokastra dhe Tepelena për të pasur akses më të shpejtë në bregdet. Thënë ndryshe bëhet fjalë për më shumë se 90 km rrugë, një lidhje tjetër paralele me bregdetin e Shqipërisë, krejtësisht e re që do t’i japë Vlorës një hapsirë të re në funksion të turizmit e gjithashtu edhe një impakt të qëndrueshëm e jetëgjatë në sektorët e bujqësisë dhe blektorisë duke mundësuar dalje direkte dhe të shpejtë të produkteve në tregun vendas, por edhe atë të huaj për eksport.
Segmeti i parë ku po kryhet asfaltimi ka një gjatësi prej 23.2 km. Segmenti i dytë është 27.1 km dhe shtrihet nga Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos, ndërsa segmenti i tretë prej 23.7 km vazhdon nga Ura e Laskos-Qeparo & Ura e Laskos-Kuç. Këto dy segmente janë aktualisht në procedurat e tenderimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe parashikohet që kontratat punimeve të lidhen në muajin dhjetor 2018. Segmenti i fundit i rrugës është ai Peshkëpi-Selenicë-Kryq. Levan Tepelenë me gjatësi 16.4 km për të cilin Fondi Shqiptar i Zhvillimit është në fazën e tenderimit të supervizionit. Punimët parashikohet të fillojnë në verën e vitin 2018
Projekti i Rikontruksionit të Rrugës së Lumit të Vlorës përfshin punimet civile për rikonstruksionin e rrugës, ndërtimin e veprave të artit, elementëve të sigurisë dhe të ndriçimit, vendkalimet e këmbësorëve përgjatë rrugës si dhe sinjalistikë horizontale dhe vertikale. Të gjitha qëndrat e fshatrave përgjatë Rrugës së Lumit të Vlorës, do të trajtohen si zona urbane me trotuare, ndriçim, gjelbërim.
a.ç