Prezenca e OSBE-së zhvilloi sot një takim informues për përfaqësuesit e Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së në Shqipëri, lidhur me zhvillimet e fundit në Reformën Zgjedhore, ku gjatë takimit ambasadori, Bernd Borchardt, theksoi se “ka ardhur koha për ta përfunduar reformën zgjedhore”.
“Informuam përfaqësuesit e Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së në Shqipëri lidhur me zhvillimet e fundit në reformën zgjedhore. Me zgjedhjet vendore më pak se 8 muaj larg, “tani është koha për ta përfunduar reformën zgjedhore”, ambasadori tha në takimin e sotëm të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet.
Po ashtu, OSBE sqaron se grupi është një forum i përfaqësuesve të Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Shqipëri, i cili mblidhet periodikisht përpara zgjedhjeve për të shkëmbyer informacion dhe për të bashkërenduar qëndrimet.
/b.d