Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) do të kompletohet gjatë vitit 2020, kur do të nisë edhe kalimi i parë i gazit, thotë Marco Alverà, drejtor i kompanisë italiane të infrastrukturës së gazit, SNAM.
“Projekti është kompletuar në masën 80% dhe puna në pjesën italiane sapo ka rinisur. Ndaj dua të konfirmoj së përfundimi i projektit parashikohet në 2020-ën”, tha Alvera.
Duke u lidhur me gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin greko-turk, TAP do të kalojë në very të Greqisë, Shqipëri dhe detin Adriatik, përpara se të arrijë Italinë e jugut në Pulja.
SNAM, ka 20% të aksioneve të TAP-it.
a.ç