Trupat e dy motrave të reja saudite, Rotana dhe Tala Farea, të cilat u gjetën të lidhura së bashku në lumin e Hudson në New York, janë varrosur në Medina në Arabinë Saudite. Lajmin e bën të ditur Arab News.
Trupat e vajzave, që sipas hetimeve të para mund të kenë vrarë veten nga frika e kthimit në atdhe, kanë mbërritur nga Shtetet e Bashkuara në aeroportin e Gedda dghe janë varrosur në varrezën e Al Baqi. Të dyja motrat, 16 dhe 22 vjeç, së fundmi kishin kërkuar azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
ma.me