Presidenca ka zbardhur takimin e një dite më parë të Edi Ramës me Ilir Metën në zyrën e këtij të fundit.
Përmes një deklarate, Presidenti i Republikës shprehet se ‘koha kur vendi drejtohej me Sekretar të Parë, ka ikur”.
Sipas Metës, informacioni i dhënë nga Kryeministria është ezaurues.
“Informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues.
Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet.
Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit qe përfaqëson si Kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë interes.
Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë” – shprehet zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.
Por edhe koha e Sali Berishes ka perfunduar…
Po e vertete koha e saliut ka perfunduar dhe kjo eshte dhe arsyeja qe ke humbur arsyen z. preshident.