Një banesë në lagjen ‘5 Maji’ është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Zjarri ka rënë në katin e parë të një pallati, i cili është ndërtuar nga bashkia e Elbasanit për shtresat në nevojë.
Sipas burimeve të Report Tv nga vendi i ngjarjes, shkak i zjarrit ka qenë tenxherja e presionit e harruar nga familjarët që kanë qenë në gjumë.
Por ndërhyrja me shpejtësi e zjarrfikëses ka bërë që flakët të shuhen me shpejtësi, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
/b.d