Një burë nga Leskoviku është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes së vet.
Pjesë e dhunës është bërë edhe gruaja e tij, e cila do të procedohet në gjendje të lirë.
I arrestuar është Llazar Jovani, 45 vjeç, ndërsa po procedohet penalisht shtetasja T.M, 47 vjeçe, banues në Leskovik.
Dy shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim mes tyre, për motive të dobëta, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së Llazar Jovanit, shtetases K.Sh, 39 vjeçe, si edhe ndaj vajzës së tij shtetases A.J, 20 vjeçe, banuese në Leskovik.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
/b.d