Jepet masa e sigurisë për Ervis Martinajn, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut. Gjykata vendosi ndaj tij masën e “30 ditë burgim”, ndërsa organi i akuzës kishte kërkoi arrest me burg pa afat.
36-vjeçari Martinaj ishte në përfundim të masës së sigurimit burg me afat 30 ditor, i dhënë nga gjykata, në datën 7 tetor të një muaji më par. Organi i akuzës siguroi prova të reja për vrasjen në ish-Bllok, të cilat rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj, aktualisht në burg.
Në ngjarjen e rëndë, u ekzekutua me armë zjarri, Fabiol Gaxha, teksa u plagos, Ervis Martinaj dhe miku i tij, Eljon Hato. Për këtë të fundit gjykata ka vendosur më herët masën shtrënguese të sigurisë atë të “arrestit në burg”.Pak orë pasi presidenti i vendit Ilir Meta nuk dekretoi për Ministër të Brendshëm Sandër Lleshin, kryeministri Edi Rama i kërkon një takim. Takimi do të zhvillohet në presidencë në orët në vazhdim. (Panorama)