Sapo ka perfunduar takimi i Presidentit te vendit me Ilir Meta me kryeministrin Rama.
Takimi ka zgjatur rreth 90 minuta dhe ndodhi pak orë pasi presidenti i vendit Ilir Meta nuk dekretoi për Ministër të Brendshëm Sandër Lleshin.
Dje, ne limitet e fundit Ilir Meta tha se Ministri i propozuar Lleshi nuk i permbushte kriteret. Vendimi ka ngjallur shume reagime por nderkohe vendi pret zgjidhjen e ketij ngerci.
Pritet nje deklarate nga presidenca.
Takimi dypalësh vjen një ditë pas vendimit të kreut të Shtetit për të mos dekretuar propozimin e Ramës, Sandër Lleshi si zëvendësues i Fatmir Xhafajt.
Kryeministri Edi Rama një ditë më parë ka kërkuar nga deputetët e tij të mos komentojnë asnjë vendim të presidentit.
“Lutem asnje lloj komenti askush per vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyren t’i dalim Zot njerezve, vendit, Kushtetutes me maturi dhe vendosmeri. Politika eshte shah, mos e harroni”, thuhej në mesazhin e Kryeministrit drejtuar deputetëve.