Këngëtarja e famshme Rihanna dhe i dashuri i saj Hassan Jameel janë lidhur dhe ndarë disa herë, por tani sipas Hollywood Life janë ndarë serish.
Këngëtarja dhe miliarderi saudit nuk janë parë së bashku që nga muaji korrik. Një burim tha se Rihanna është tani single.
Ndërsa raportohet se shkaku i ndarjes është se Rihanna dhe Jamel janë shumë të ngarkuar, dhe kjo ka qenë e vështirë për këngëtaren.
Hasan është zëvendës president dhe nënkryetar i Abdul Latif Jameel, një ndërmarrje familjare që drejton shumë biznese në 30 vende, ndërsa RiRi e angazhuar me karrierën e saj. Megjithatë asnjë koment nuk është bërë për këtë nga çifti. (BW)