Agimi i ka gjetur të djegura dy makina në qytetin e Vlorës. Të parët kanë qenë banorët e zonës që kanë dhënë lajmin, por ka qenë e pamundur që makinat të shpëtoheshin.
“Në orën 04:05, në lagjen “Lef Sallata” në parkim në anë të rrugës ka marrë flakë automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të një kompanie transporti por nën përdorimin e një shtetaseje, i cili është djegur plotësisht.
Si rezultat i flakëve është djegur edhe një mjet tjetër ngjitur me të tip ‘Renault’ në pronësi të shtetasit V.M, i cili është dëmtuar pjesërisht.
Po kryhen hetimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.