“Aferë korruptive e Olsi Ramës dhe me gjasa të një shtetaseje të huaj që deri para pak kohësh ka shërbyer me detyra të larta në Shqipëri, si rezultat i të cilës një kompani kroate, ka fituar një tender prej afro 14 apo 15 milionë eurosh, në procesin e menazhimit fiskal të vendit”.
Kjo deklarata e bërë pak ditë më parë nga kryetari i Partisë Demokratike duket se do të shkaktojë një padi tjetër ndaj tij.
Duke nënkuptuar se bëhet fjalë për ish-ambasadoren Romana Vlahutin, burime pranë kësaj të fundit bëjnë të ditur se ajo do ta padisë Lulzim Bashën dhe të gjithë anëtarët e PD të cilët në kontakte me mediat kanë hedhur dyshime.
“Do të paditen ata që kanë hedhur dyshime se Romana Vlahutin qëndron pas tenderit që fitoi kompania kroate” – shprehen burime pranë ish-ambasadores së Bashkimi Evropian.