Tom Doshi, tre vjet më parë, akuzoi Ilir Metën se kishte porositur vrasjen e tij dhe atë të deputetit demokrat Mhill Fufi.
Ngjarja shkaktoi shumë bujë në media, ku nuk munguan akuzat dhe kundërakuzat. Por tashmë, duket se dy politikanët kanë ulur armët.
Presidenti Meta dhe deputeti Doshi, janë shfaqur krah njëri-tjetrit, të qeshur dhe madje ja kanë marrë edhe këngës.
Ka qenë kardinali Troshani që ka rikthyer ‘qetësinë dhe dashurinë’, pikërisht në festimin e 90-vjetorit të këtij të fundit në Firence të Italisë/a.ç