Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan është pranë rikthimit dhe mund të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Belgu kishte lënduar kyçin e këmbës në derbin ndaj Milanit në Serie A, megjithatë Sky raporton se ai është drejt rikthimit, transmeton Koha.net.
Ai s’do të rrezikojë të paraqitet në ndeshjen e fundjavës ndaj Genoas, por raportohet se ai do të përfshihet në ekip ndaj Barçës. (b.an)