Ministrja britanike për Sportet dhe Shoqërinë Civile, Tracey Crouch dha sot dorëheqjen pas shtyrjes nga ana e qeverisë të një mase që kufizonte në mënyrë drastike bastet në lojërat e fatit.
Buxheti i prezantuar sot nga ministri i Financave, Philip Hammond, parashikon të shtyjë edhe disa muaj, deri në tetor 2019, vënien në zbatim të kësaj mase që kufizon deri në dy stërlina (rreth 2,30 euro) shumën e shpenzuar në një lojë, për të ulur rreziqet që lidhen me lojërat e fatit.
Lojtarët kishin të drejtë deri tani të luanin deri në 100 stërlina çdo 20 sekonda në makineritë e lojërave të fatit, shumë popullore në vend.
Ekzekutivi kërkon të marrë kohë në dispozicion për të vendosur një taksë të re ndaj lojërave të fatit për të kompensuar humbjen e të ardhurave që do të shkaktojë kjo masë, e cila u prezantua në maj pas disa muaj konsultimesh dhe pavarësisht shqetësimeve të industrisë së lojërave të fatit, me një aktivitet mjaft fitimprurës.
“Ka nje fakt se Audi i shitur nga xhaxhai i Saimir Tahirit tek Artan Habilaj i cili edhe sot qe ne flasim nuk ka asnje ngarkese penale” – tha Haxhia në panelin e Sokol Ballës.
/b.d